E ardhmja e Brahim në dorë të trajnerit Zidane

Futboll

E ardhmja e Brahim në dorë të trajnerit Zidane

Më: 26 prill 2019 Në ora: 15:08
Brahim 

Brahim Diaz është i destinuar të largohet në verë për të luajtur rregullisht. Fantazisti spanjoll ka luajtur vetëm 150 minuta si zëvendësues që pas zbarkimit në janar te Real Madridi dhe me konkurrencën e lartë e ka të vështirë të gjejë hapësira. Për talentin e ri nuk mungojnë ofertat, por një problem mbetet paga e lartë për një 19-vjeçar dhe, nëse Real Madridi mbulon një pjesë të saj, largimi mund të konkretizohet. Zidane ndërkohë do ta mbajë Diaz për fazën parapërgatitore dhe, vetëm pasi të jetë bindur për lojtarin, do të vendosë nëse do ta huazojë apo ta mbajë si alternative për sulmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat