Shkupi mbush bateritë për Shkëndijen

Futboll

Shkupi mbush bateritë për Shkëndijen

Më: 26 prill 2019 Në ora: 15:54
Shkupi mbush bateritë për Shkëndijen

Skuadra e Shkupit në paraditen e së premtes ka përfunduar me seancën e fundit stërvitore, para sfidës të së shtunës, kur në stadiumin e Qytetit në Tetovë, do të jetë mysafire e skuadrës së Shkëndijës.

Për duelin e radhës ekipi bardhekaltër është kompletuar, pasi që ka kaluar pauzën e një ndeshje shkaku i pesë kartonëve mbrojtësi Amir Bilali, ndërsa gëzon fakti se nuk ka asnjë futbollist të lënduar.

Në ekip është rikthyer vetëbesimi i plotë pasi që në tri ndeshjet e fundit skuadra ka marrë plot nëntë pikë.

Për këtë ndeshje ka folur mbrojtësi Besart Krivanjeva, i cili mes tjerash ka thënë se në këtë ndeshje do të futen pa presion dhe se do të kërkojnë që në çdo moment të nxjerrin rezultat pozitiv.

“Do të jetë ndeshje mjaft e vështirë, për faktin se kemi luajtur tri ndeshje brenda javës dhe ekipi sigurisht që ndjen lodhjen. Por në anën tjetër na gëzon fakti se ekipi është i kompletuar dhe në formë të mirë. Nga tri ndeshjet e fundit kemi tri fitore dhe dëshirojmë që me rezultat pozitiv të mbesim edhe më tutje në garë për pozitë të lartë në tabelë”, është shprehur Krivanjeva.

Ndeshja Shkëndija – Shkupi që luhet të shtunën me fillim në orën 16:00, arbitër kryesor ka Dejan Jakimovskin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat