Ish-futbollistët dhe sportistët mitrovicas ndihmojnë KVF “Mitrovica” me tuta sportive dhe mjete për licencim

Futboll

Ish-futbollistët dhe sportistët mitrovicas ndihmojnë KVF “Mitrovica” me tuta sportive dhe mjete për licencim

Nga: F.B Më: 26 prill 2019 Në ora: 21:41
Klubi i Veteranëve të Futbollit “Mitrovica”

Klubi i Veteranëve të Futbollit “Mitrovica” e cila sivjet po bën garën e Kupës së Ligës së Veteranëve, garë kjo që një vit pas zhvillimit të garës jozyrtare, tash është nën ombrellën e Federatës së Futbollit të Kosovës, ditë më parë ka marr një donacion nga bashkëlojtarët e dikurshëm ish0uftbollistë që jetojnë edhe punojnë në vendet evropiane.

Prej sot ata janë pajisur me tuta sportive gjelbër e zi ashtu siç janë edhe ngjyrat tradicionale të klubeve mitrovicase, në të cilat përveç emrit të klubit është edhe llogo e FFK-së.

Skuadra është në procedurë të regjistrimit si shoqatë joqeveritare, ndërsa një punë të madhe në organizimin dhe mbarëvajtjen e garave e kanë dhënë portieri i njohur mitrovicas Enes Shosholli dhe trajneri i skuadrës Sabit Uka.

Duke parë rëndësinë e krijimit të kësaj gare, ish-futbollistët dhe sportistët mitrovicas kanë krijuar një donacion, prej të cilit janë siguruar 25 palë tuta sportive si dhe është bërë licencimi I futbollistëve që do mbrojnë ngjyrat e KVF “Mitrovica”.

Ata kanë premtuar se do përpiqen të gjejnë forma që edhe në ta ardhmen të mbështeten kolegët e vetë që bartin fanellat e qytetit buzë Ibrit.

Këta janë sportistët të cilët e ndihmuan skuadrën e Mitrovicës.

Shefqet Kurti
Xhevat kurti
Jeton Qobreli
Gani Jashari
Elvis Osmani
Musa Ala
Adnan Shosholli
Enver Jashari
Lavdim Sejdiu
Lulzim Shala
Elvis Osmani
Albert Mehmeti
Rrahmom Kelmendi
Ardian Abrashi
Skender Selmani
Florim Morina

K yështë një veprim i jashtëzakonshëm nga mërgimtarët tanë, ndërkohë që edhe shumë sportistë tjerë kanë premtuar edhe mjete edhe pajisje sportive si fanella, topa etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat