Guardiola për titullin: Liga e Kampionëve nuk do të jetë pengesë për Liverpool

Futboll

Guardiola për titullin: Liga e Kampionëve nuk do të jetë pengesë për Liverpool

Më: 26 prill 2019 Në ora: 22:23
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka dhënë mendimin e tij për ecurinë e garës për titull në Premierligën angleze.

Skuadra e trajnerit spanjoll është ajo që ka fatin e titullit në duar, pasi në rast të tri fitoreve, do të merrte për vete kampionatin, për vitin e dytë radhazi.

‘Citizens’ janë eliminuar nga gara për Ligën e Kampionëve, kurse Liverpool do të luaj në gjysmëfinalet e kësaj gare, ku përballë do të ketë Barcelonën.

Megjithatë, Guardiola beson se një gjë e tillë nuk e pengon aspak skuadrën e Liverpool në garën për titullin e Premierligës.

“Të jesh i përfshirë në Ligën e Kampionëve, në fazën gjysmëfinale, nuk do të thotë se do të jesh më i lodhur. Nuk ndjen dhimbje apo diçka të tillë” ka thënë Pep.

“Ai është një pozicion më i mirë për të qenë, pasi mund të luash në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve” ka thënë tutje spanjolli.

Liverpool mund të fitojë në vendin e dytë me 97 pikë të fituara, në rast së të dy skuadrat fitojnë ndeshjet e mbetura në ligë deri në fund të kampanjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat