Klopp pas ndeshjes: Rikthimi i Chamberlain ishte i pabesueshëm

Futboll

Klopp pas ndeshjes: Rikthimi i Chamberlain ishte i pabesueshëm

Më: 26 prill 2019 Në ora: 23:54
Jurgen Klopp

Djelmoshat e Klopp u treguan mjaft të sakt në takimin e natës së sotme ndaj Huddersfield ku arritën t’i shënojë pesë gola dhe i paketuan tre pikë të arta.

Me Keitan në fillim, pasta me dy gola nga Mane dhe dy nga i magjishmi, Salah skuadra e Liverpoolit arriti ta mposht Huddersfield.

Ndërkaq pas ndeshjes foli edhe tekniku gjerman, ku u shpreh i lumtur për rikthimin e Chamberlain:

“Rikthimi i Chamberlain është i pabesueshëm. Ne duhej të mendonim se çfarë të shkruanim në fletën e skuadrës, për mënyrën se si ta thërrasim; Alex Oxlade – Chamberlain, ka shumë opsione si Alex, Ox, Chambo “ ka thënë Klopp fillimisht.

“Është vërtetë e mirë, është lajm i mirë që ai u kthye. Ai u rikthye pas një kohe të gjatë, kështu që është shumë mirë” ishin fjalët e gjermanit.

Oxlade Chamberlain ka bërë rikthimin e tij në skuadrën e parë duke kaluar në disa paraqitje edhe me skuadrën e U-23 të Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat