Guardiola: Jemi si Bolt dhe Woods, askush s’i arrin dot standartet tona Manchester

Futboll

Guardiola: Jemi si Bolt dhe Woods, askush s’i arrin dot standartet tona Manchester

Më: 27 prill 2019 Në ora: 09:12
Pep Guardiola

Trajneri Pep Guardiola e ka krahasuar skuadrën e Manchester City me disa nga yjet e sportit botëror si Tiger Woods dhe Usain Bolt. Skuadra e “citizens” fitoi vjet titullin kampion duke thyer rekordin e 100 pikëve dhe këtë sezon mund të shpallet kampion në Premier League me 98 pikë në rast se i fiton 3 ndeshjet e mbetura.

Kampionë për disa vite me radhë kanë qenë edhe Usain Bolt, rekordmen i botës në 100 dhe 200 metra apo Tiger Woods, fitues i 15 turneve “Major” në golf. “Më parë ka qenë më e lehtë. Çdokush mund të humbiste ndaj çdokush. Si vitin e kaluar ashtu edhe këtë sezon ne kemi fituar shumë ndeshje. Mund të them se City ka vendosur një standart të ri”, tha Guardiola.

“Kur Bolt vendosi rekord Botëror vuri edhe një standart të ri, të cilin ende asnjë atlet nuk e ka arritur. Kjo vlen edhe me 100 pikët e vendosura nga City. Nëse dikush dëshiron të krahasohet me ne duhet të provojë të mposhtë rekordin tonë”, tha Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat