Mourinho: Disa futbollistë thonë se unë jam bastard!

Futboll

Mourinho: Disa futbollistë thonë se unë jam bastard!

Më: 27 prill 2019 Në ora: 10:36
José Mourinho

José Mourinho vazhdon të japë intervista në media të ndryshme gjersa ende s’është i ngarkuar me punën si trajner.

Së fundi, portugezi ishte i ftuar në DAZN Itali ku ka folur për vetevten dhe tiparet e tij.

Mou ka thënë se arsyet pse e dallojnë atë nga të tjerët janë cilësia, përvoja dhe ambicia pa kufi.

“Dallohem nga të tjerët sepse kam më shumë, cilësi, njohuri, përvojë dhe ambicie pa kufi. Pikat negative që kam janë reagimi nga humbja dhe i tmerrshëm ndaj personit që ka motivim më pak se unë” ka thënë Mourinho.

Ish-trajneri i shumë skuadrave evropiane ka deklaruar se dëshiron që gjithmonë të jetë dominues. Por, Mou e di se për disa futbollistë është person negativ.

“Jose është një njeri i qetë dhe emocional. Dua që të dominoj gjithmonë. Mëkat është se të gjithë më njohin si trajner dhe jo si person. Disa futbollistë thonë se unë jam bastard” ka deklaruar Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat