Hiq më larg se të hënën e kaluar tifozët “Delija” të klubit të basketbollit Cërvena Zvezda nga Beogradi, i shanë, i pështynë dhe u sollën në mënyrë më të keqe ndaj klubit Buduçnosti nga Podgorica, saqë për këtë sjellje primitive u gjobitën me 35 mijë euro nga Komisioni i Garave të ABA League.
Dhe tani Serbia siç din gjithmonë të luajë rolin e një diplomacie false, se kinse po i dhimbset kombëtarja e Malit të Zi që do të luajnë një ndeshje pa shikues kundër Kosovës, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 në futboll. “Mali i Zi do të luajë me tribunat e zbrazura kundër të ashtuquajturës Kosovë”, shkruan “Sportski Zurnal”, duke e theksuar edhe datën 7 qershor.