Ronaldo kundër Interit e kërkon golin e 600-të

Futboll

Ronaldo kundër Interit e kërkon golin e 600-të

Më: 27 prill 2019 Në ora: 12:48
Cristiano Ronaldo

Nuk e arriti kundër Fiorentinës, kështu që Ronaldo tani do të kërkojë kundër Interit golin e 600-të në karrierë.

“Erdha në Juventus për ta ndihmuar klubin që të fitojë Ligën e Kampionëve”, kështu tha Cristiano Ronaldo në korrik të vitit 2018 kur u transferua te “Zonja e Vjetër” nga Real Madridi për më shumë se 100 milionë euro.

Ronaldo, gjatë prezantimit te Juventusi

Por, Ajaxi befasoi Juven ashtu si Realin duke e eliminuar nga Champions League.

Ronaldo mbeti shumë i zhgënjyer me këtë, nuk e priste nga skuadra e Ajaxit.

Cristiano Ronaldo në një moment gjatë ndeshjes Juventus-Ajax

Megjithatë, CR7, tashmë ka fituar një trofe me Juve, Serinë A – 2 nëse përmendim edhe Superkupën e Italisë dhe tani do të kërkojë rekorde personale.

Ai do të ketë mundësi që me një rekord personal të shtunën, të harrojë paksa atë që i ndodhi “Zonjës së Vjetër”.

Ronaldo është duke kërkuar që të shkruajë histori duke shënuar golin e 600 me klube. Aktualisht, CR7 ka 599 gola – 118 i ka shënuar me Manchester Unitedin, 5 me Sporting Lisbonën, 450 me Real Madridin dhe 26 deri më tani me Juventusin. Ai numëron edhe 190 asistime.

Synimi tjetër i CR7 është që të shpallet golashënuesi më i mirë në Serie A.

Aktualisht, 34-vjeçari renditet në pozitën e katërt me 19 gola, dY më pak se Krzysztof Piatek e Duván Zapata dhe tri larg golashënuesit më të mirë deri më tani, Fabio Quagliarella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat