Lëndohet Benzema, por s’do të ftohet sërish Vinicius Junior

Futboll

Lëndohet Benzema, por s’do të ftohet sërish Vinicius Junior

Më: 27 prill 2019 Në ora: 15:36
Benzema dhe VInicius

Benzema është dëmtuar dhe nuk do të jetë në gjendje që ta ndihmojë Real Madridin të dielën kundër Rayo Vallecanos. S’ka vend sërish për Vinicius Junior.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka konfirmuar se sulmuesi në top formë, Karim Benzema, ka disa shqetësime dhe s’do të jetë në gjendje t’i ndihmojë shokët kundër Rayo Vallecanos.

Pavarësisht mungesës së Benzema, Vinicius Junior s’do të ketë sërish minuta.

“Lëndimi i Benzemas s’do të thotë se ia hap dyert Viniciusit. Ka nevojë që të punojë edhe një javë për t’u rikthyer, pasi ka qenë i lënduar për një kohë të gjatë”, tha Zidane.  

“Po stërvitet gjithnjë e më mirë dhe po rigjen ritmin, por ende ka nevojë për kohe pas dy muajsh mungese… javën e ardhshme do të vazhdojë të stërvitet mirë dhe do të shohim nëse do të jetë gati kundër Villarrealit”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat