Ferizaj shokon Ballkanin, ngritët në vend të tetë

Futboll

Ferizaj shokon Ballkanin, ngritët në vend të tetë

Nga: Kemajl Goca Më: 27 prill 2019 Në ora: 17:27
Ferizaj shokon Ballkanin, ngritët në vend të tetë

E pabesueshme për shumëkënd, por Ferizaj shokon Ballkanin, duke e mundur në Therandë me rezultat 4:2, në ndeshjen e javës së 29-të të elitës së futbollit të Kosovës. Një ndeshje shumë e mirë dhe një Ferizaj jashtëzakonisht i rrezikshëm për gjatë 90 minutave.

Në minutën e 29-të Dren Gashi shënoi për epërsinë e  ferizajasve, por Jetmir Topalli barazoi shifrat shtatë minuta (38’) pa përfunduar periudha e parë e lojës. Dren Gashi në formë, shënon golin e dytë personal të tij dhe për 1:2 në minutën e 49-të dhe pas 10 minutave (59') Qëndrim Dautaj thellon rezultatin në 1:3. Në minutën e fundit, Ermal Krasniqi thellon në 1:4 dhe Bajram Nebihun e ngushton humbjen në 2:4 (90+4'). Ferizaj ngritët në vend të tetë me 34 pikë, ka një më shumë se Ballkani një pozitë më poshtë.

Prof. Bylbyl Sokoli, trajner i Ferizajt, ka një mijë arsye që feston këtë triumf të madh! Në javën e 30-të, Ferizaj e pret Lirinë dhe Ballkani i shkon KEK-ut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat