Dortmundi fikë gjasat për titull? Dy të skuqur 

Futboll

Dortmundi fikë gjasat për titull? Dy të skuqur 

Nga: K. G. Më: 27 prill 2019 Në ora: 17:29
Dortmundi fikë gjasat për titull! Dy të skuqur 

Dortmundi zhgënjeu të gjithë me rezultat, duke u mundur befasisht si vendas me rezultat 4:2 nga Schalke, në kuadër të javës së 31-të të Bundesliga I. Edhe tri javë deri në fund dhe duket se Dortmundit po fikë gjasat për titullin e kampionit. Një ndeshje me dy futbollist të ndëshkuar me karton të kuq, që të dytë të Dormundit Reus në minutën e 60-ta dhe Wolf në atë të 65-të.
Gotze shënoi në minutën e 14-të dhe Witsel (85') për Dortmundin dhe për mysafirët Cagliuri (18'-nga penalltia e 62'), Sane (28') e Embolo (86'). Dortmundi është në vend të dytë me 69 pikë me një ndeshje më shumë dhe një pikë me pak se lideri Bayerni dhe Schalke renditet i 15-ti me 30 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat