Barazoi me Juven, Spalletti: “Tek Inter do të qëndroja 100 vjet!”

Futboll

Barazoi me Juven, Spalletti: “Tek Inter do të qëndroja 100 vjet!”

Më: 27 prill 2019 Në ora: 23:16
Luciano Spalletti

Një barazim disi zhgënjyes ai i Inter ndaj Juventus, në shifrat 1-1, kur zikaltërit kaluan të parët në avantazh dhe për më tepër kishin të gjitha shanset të thellonin epërsinë e të siguronin fitoren.

Në përfundim të takimit, trajneri i Inter, Luciano Spalletti ka komentuar barazimin për “Sky Sport”.

“Një ndeshje e bukur të cilën të dyja skuadrat tentuan ta fitojnë. Në pjesën e parë provuam të administrojmë më shumë topin por pa mundur dot të dyfishojmë. Pastaj nuk kemi karakteristikat e një skuadre që mbron.

Shumë futbollistë nuk kanë cilësitë e lojës mbrojtëse, ndërsa ata u treguan të aftë për të gjetur hapësirat dhe për të shënuar”, komentoi Spalletti.

Nuk mugnoi komenti i teknikut zikaltër në lidhje me të ardhmen e tij te Inter: “Nuk është një problem, vendos klubi. Unë do të qëndroja edhe për 100 vjet te Inter, sepse është një klub i bukur. Keni parë se çfarë emocioni dhuron ky publik. Inter bën mirë të zgjedhë më të mirën për veten”.

“Nëse kjo nënkupton anullimin e punës time, nuk vlen asgjë. Inter duhet të ketë personazhe që të dinë të vendosin, dhe mbi të gjitha nevojitet të mbrohet Inter”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Inter, Luciano Spalletti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat