Allegri u përgjigjet kritikëve: Kam fituar gjashtë Scudetto

Futboll

Allegri u përgjigjet kritikëve: Kam fituar gjashtë Scudetto

Më: 28 prill 2019 Në ora: 09:17
Massimiliano Allegri

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, ka shpërthyer kundër kritikëve të tij.

Allegri pa skuadrën e tij të luante baras 1:1 kundër Inter, vetëm një javë pasi siguroi titullin e kampionit në Seri A.

Kritika të shumta pati për stilin e lojës së trajnerit italian, por ky i fundit i është përgjigjur kritikave duke thënë se ka fituar gjashtë tituj radhazi në Serie A.

51 vjeçari gjithashtu fitoi një Scudetto edhe sa ishte tek Milan, të cilën gjithashtu nuk harroi ta përmendte.

“Në itali secili tregon teori të futbollit dhe ky është problem i madh” ka thënë Allegri.

“Tani, heshtni dhe mos flisni. Nuk dini asgjë rreth futbollit. Vetëm uluni pas tavolinës, lexoni librat e juaj, por nuk dini asgjë praktikisht për sportin. Unë kam fituar gjashtë Scudetto” ka thënë tutje Maxi.

“Kundër Ajax, ne vuajtëm nga kundërsulmet e tyre, jo nga stili i tyre, dhe kjo e bëri të duket sikur ata patën lojë të jashtëzakonshme, por përkundrazi ata ishin më të mirë në Amsterdam. E njëjta shkon për sonte. Është natyrale kur gabon në pasime që të shfaqen rreziqe” ka shtuar italiani.

“Ndonjëherë duhet improvizuar. Ka diferencë nëse luan mirë dhe nëse fiton” ka thënë ndër të tjerash Allegri. Juvnetus dhe Massimiliano Allegri do të kthehen në aksion të premten e ardhshme, për ndeshjen kundër rivalëve lokal, Torino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat