Milan kërkon shkëmbim “kokë më kokë”, ofron Kessie për sulmuesin e Napolit

Futboll

Milan kërkon shkëmbim “kokë më kokë”, ofron Kessie për sulmuesin e Napolit

Më: 28 prill 2019 Në ora: 12:30
Gennaro Gattuso, Carlo Ancelotti

Milan dhe Napoli mund të bëhen protagonistë të një shkëmbimi lojtarësh gjatë merkatos së verës. Sipas “Rai Sport”, janë kuqezinjtë ata që kanë propozuar shkëmbimin mes mesfushorit 22-vjeçar Frank Kessie me sulmuesin e Napolit, 27-vjeçarin Lorenzo Insigne.

Kohët e fundit është përfolur shpesh se Kessie do të largohet nga kuqezinjtë, që kryesisht kërkohet në Premier League. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë duket se nuk bën më pjesë në planet e klubit kuqezi, ndaj Milan kërkon ta përdorë në një shkëmbim.

Dhe lojtari që kuqezinjtë kanë pikëtuar është sulmuesi i Napolit dhe kombëtarez italiane, Lorenzo Insigne. Kjo ide ka ardhur pas polemikave të lindura ditët e fundit mes lojtarit dhe trajnerit Carlo Ancelotti, që e ka lënë në stol lojtarin.

Problem është diferenca e madhe e vlerës së dy lojtarëve. Insigne vlen rreth 75 milionë euro, ndërsa Kessie 35. Pra, diferenca është e madhe. Gjithsesi, kjo diferencë do të jepet “cash” nga klubi kuqezi, që synon një sulm të fuqishëm me Piatek dhe Insigne seoznin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat