Përjashton mundësinë e largimit

Futboll

Përjashton mundësinë e largimit

Më: 28 prill 2019 Në ora: 13:33
Përjashton mundësinë e largimit

Justin Kluivert i ka idetë e qarta për të ardhmen. Holandezi, i cili është pjesë e skuadrës së Romës që nga viti 2018, kur u transferua nga Ajaxi, deklaroi se është i kënaqur me paraqitjen e tij te verdhekuqtë.

Ai theksoi se deri më tani ka bërë punën e tij duke treguar kualitetet që zotëron, por gjithsesi shtoi se gjithmonë ka vend për përmirësim. 19-vjeçari deklaroi se në Seria A ndihet mire dhe se është shumë i lumtur te skuadra e drejtuar nga Ranieri.

Kluivert tha se dëshira e tij është që të qëndrojë te Roma për një kohë të gjatë dhe se pavarësisht vështirësive të fillimit, në kryeqytet është rritur si lojtar dhe ka mësuar shumë gjëra të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat