Arsenali i tronditur, mposhtet në Leicester

Futboll

Arsenali i tronditur, mposhtet në Leicester

Nga: Kemajl Goca Më: 28 prill 2019 Në ora: 14:51
Arsenali i tronditur, mposhtet në Leicester

Nga minuta e 36-të, Arsenali mbetet me një futbollist me pak, kur Maitland-Niles u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve dhe pas një ndërhyrje të ashpër. Leicester City e mund me 3:0 Arsenalin.

Në minutën e 59-të, Tielemans shënon gol të bukur me kokë dhe kalon në epërsi Leicesterin. Jamie Vardy me dy gola e tij (86' e 90+4') thellon fitoren 3:0 të Lericester Cityt, kurse në anën tjetër trondit Arsenalin që rrezikon të mbetet jashtë zonës së katërshes së madhe.  

Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka luajtën titullarë por nuk ia dolën në fushën e Leicesterit, kësisoj kjo humbje është e rëndë për ‘Topçinjtë’. Arsenali bie në vend të pestë me 66 pikë, kurse Leicester është në pozitën e tetë me 51 sosh pas 36 jave të zhvilluara në Premier League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat