Skuadra e Akademisë Policore (AKSP) - fituese e Kupës "Komandant Shemi"

Futboll

Skuadra e Akademisë Policore (AKSP) - fituese e Kupës "Komandant Shemi"

Nga: F.B Më: 28 prill 2019 Në ora: 16:43
AKSP

Në shënimin e 20 vjetorit të rënies heroike të Shemsi Ahmeti - komandant Shemi, për dy ditë me radhë është zhvilluar turneu në futsal “Kupa Komandant Shemi”, në të cilën morën pjesë ekipe nga rajoni I Mitrovicës.

Në fund të këtij turneu shumë rivalizues ku morën pjesë emra të njohur të futbollit nga Mitrovica e Vushtrria, ekipi nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike, u shpall fituese e Kupës së Ligës së Veteranëve në futsal - Kupa "Komandant Shemi".

Skuadra e përbërë kryesisht nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës (AKSP ) në finale u ballafaqua me ekipin e Veteranëve të UÇK-së, ku triumfuan me rezultat 3:1, në një lojë plotë kthesa, ku fituesi u përcaktua në minutat e fundit. 

Image

Të dy ekipet finaliste pas fitoreve në grupet përkatëse, në gjysmëfinale AKSP mposhti ekipin e Shëndetësisë me rezultat zyrtar (2:0), pasi këta të fundit nuk u paraqitën në fushë. Ndërsa, Veteranët e UÇK e mposhtën ekipin e veteranëve të Komunës 3:1.

Ndeshjet janë drejtuar nga dyshja e gjyqtarëve Bujar Haziri dhe Fatmir Abrashi, ndërsa ndeshjet janë zhvilluar në fushën me bar sintetik “Eurosport”.

Juria e këtij turneu për portierin më të mirë në Kupën Komandant Shemi përzgjodhi unanimisht Burim Boletinin nga AKSP.

Image

Ndërsa golashënuesi më i mirë u zgjodh: Mensur Ferizi nga Veteranët e UÇK që shënoi 6 gola.

Futbollisti më i mirë i turneut u shpall: Gëzim Shuku nga AKSP.

Organizator të turneut ishin DKRS dhe Shoqata Rajonale e Klubeve të Futsalit, që për fituesit dhe pjesëmarrësit janë ndarë mirënjohje për kontribut në organizimin e garës së Kupës.

Një mirënjohje e veçantë i kushtohet Familjes Ahmeti, që gjithnjë e nderojnë garën me pjesëmarrjen e tyre, ndërsa fituesit u shpërblyen me Kupa dhe medalje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat