Këto janë dy ndeshjet e fundit të Manchester Cityt në Premierligë

Futboll

Këto janë dy ndeshjet e fundit të Manchester Cityt në Premierligë

Më: 28 prill 2019 Në ora: 17:12
Pep Guardiola

Skuadra e Manchester Cityt ka bërë një hap të madh drejt rrugës për titullin kampion në Premierligë.

‘Citizens’ kanë mposhtur Burnleyn me rezultatin e ngushtë 0-1, falë golit të Sergio Agueros në minutën e 63’të – për të siguruar tre pikë shumë të vleshme.

City tani ka dy ndeshje për të fituar nëse dëshiron titullin e Premierligës.

Lojtarët e Pep Guardiolas do të luajnë në xhiron e ardhshme ndaj Leicester në shtëpi – ndërsa takimin e fundit e zhvillojnë ndaj Brighton.

Manchester City – Leicester, 06.05.2019 / 21:00

Brighton – Manchester City, 12.05.2019/ 16:00

Manchester City tani ka marrë përsëri kryesimin e tabelës dhe numëron 92 pikë, një më shumë se Liverpooli – kurse Burnley ndodhet në pozitën e 15’të me 40 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat