Trepça ’89 fiton pikë të arta, Liria fundoset

Futboll

Trepça ’89 fiton pikë të arta, Liria fundoset

Nga: Kemajl Goca Më: 28 prill 2019 Në ora: 17:29
Trepça ’89 fiton pikë të arta, Liria fundoset

Trepça ’89 fiton pikë të arta në luftë për ekzistencë, kurse Liria e Prizrenit është fundosur dhe pak shumë pak shpresa që të mbijetojë në elitën e futbollit të Kosovës. Liria pësoi humbje me rezultat 2:1 nga Trepça ’89 në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Riza Lushta”. Në minutën e 10-të, Orges Gava realizon nga gjuajtja e lirë, kurse Blendi Memaj në minutën e 39-të me kokë barazoi shifrat 1:1. Në minutën e 69-të, Arb Manaj u tregua i saktë dhe siguron fitoren e ’89-shit me rezultat 2:1. Në minutën e 72-të tërthorësja dhe në atë të fundit shtylla pingule shpëtuan Lirinë që të pësoi humbje edhe me thellë. Trepça ’89 ngjtet në vend të pestë me 39 pikë, kurse Liria është i 11-ti me 25 sosh. 

Superliga e Kosovës
Llapi-Drita    1:0
Prishtina-Drenica 19.00
Feronikeli-Gjilani    2:0
Ballkani-Ferizaj    2:4
Trepça '89-Liria    2:1
Nesër
Flamurtari-KEK-u    15.30

Tabela
1. Feronikeli    29    21    5    3    68
2. Llapi    29    21    3    5    66
3. Prishtina    28    20    5    3    65
4. Drita    29    14    5    10    47
5. Trepça ‘89    29    10    9    10    39
6. Drenica    28    10    8    10    38
7. Gjilani    29    9    8    12    35
8. Ferizaj    29    10    4    15    34
9. Ballkani        29    9    6    14    33
10. Flamurtari    28    8    8    12    32
11. Liria    29    7    4    18    25
12. KEK-U    28    0    1    27    1
Në javën e ardhshme takohen: Ferizaj-Liria, KEK-u-Ballkani, Gjilani-Flamurtari, Drenica-Feronikeli, Drita-Prishtina dhe Llapi-Trepça '89.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat