City rimerr kreun falë teknologjisë

Futboll

City rimerr kreun falë teknologjisë

Më: 28 prill 2019 Në ora: 17:39
City rimerr kreun falë teknologjisë

Manchester City është kthyer në vendin e parë të Premier League pas fitores së ngushtë 1:0 të marrë në fushën e Burnley-t.

Skuadra e Pep Guardiola, siç mund të kuptohet edhe nga rezultati, nuk e ka pasur aspak të lehtë të marrë tri pikët sot. Pavarësisht dominimit të ndeshjes dhe rasteve të shumta të krijuara, lojtarët e Pep e kanë pasur të vështirë të kalojnë mbrojtjen e Burnley-t dhe portierin Heaton. 

Në fakt, City ka patur nevojë për ndihmën e teknologjisë për të siguruar fitoren. Gjuajtja e Sergio Aguero-s në minutën e 63-të u duke se u largua nga një prej mbrojtësve në momentin e fundit, por teknologjia ka konfirmuar se topi kishte kaluar vijën. 

Me këtë realizim, argjentinasi është bërë lojtari i dytë në historinë e Premier League që shënon të paktën 20 gola në pesë kampionate radhazi pas Thierry Henry (2001/02-2005/06). 

Ka qenë një fitore e rëndësishme për City-n, që kryeson renditjen me një pikë avantazh ndaj Liverpool-it, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i Premier League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat