Barazimi ndaj Kukësit, Shkëmbi: Lojtarët me eksperiencë...

Futboll

Barazimi ndaj Kukësit, Shkëmbi: Lojtarët me eksperiencë...

Më: 28 prill 2019 Në ora: 18:47
Barazimi ndaj Kukësit, Shkëmbi: Lojtarët me eksperiencë...

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, foli për barazimin ndaj Kukësit për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, duke u shprehur:

“Një rezultat pozitiv pas ndeshjeve të fundit me probleme dhe rezultatet jo të mira. Sot bëmë një lojë ndryshe. Për ne është një fat që kundërshtarët tanë kanë lënë pikë. Ky kampionat ka shumë pak diferenca. Pavarësisht se mund të humbësh apo dhe të barazosh, përsëri e shikojmë që jemi aty me pikë. Deri në ndeshjen e fundit duhet të japim maksimumin dhe të arrijmë objektivat”.

A mendoni se sulmi po bën pak?

Mendoj që sulmi jonë ka bërë mirë, pavarësisht që kemi disa ndeshje që si skuadër kemi bërë shumë gabime, nuk kemi mbrojtur dhe nuk kemi sulmuar mirë. Nuk dua t’i vë fajin reparteve të veçanta. Në ndeshjet e dobëta, të 3 repartet nuk kanë qenë mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat