Mema: Keqardhje për rastet e humbura

Futboll

Mema: Keqardhje për rastet e humbura

Më: 28 prill 2019 Në ora: 18:48
Mema: Keqardhje për rastet e humbura

Ardian Mema e kishte të vështirë ta pranonte rezultatin e takimin me Luftëtarin, duke theksuar bardheblutë nuk duhet të shpërdorojnë kaq shumë raste kur i duhen pikët.

Nëse do të ishim në boks, me pikë do fitonte Tirana…

Realisht është kështu, por të vjen keq, sepse pas golit mund të shënonim edhe tjetër. Të vjen keq, sepse në një ndeshje 2-3 raste do të kesh për të shënuar. Unë jam trajner dhe këto mundësi kam. Duhet të përgatis ndeshjen dhe t’i çoj lojtarët te porta për të shënuar. Duhet të jemi të kujdesshëm në mbrojtje. Na duhet rezultati, jo vetëm loja e mirë.

A e mban kjo pikë afër qëndrimit në Superiore Tiranën?

E kisha përgatitur ekipin për ta fituar ndeshjen në analizë, për këtë më vjen keq. Tiranës i duhen pikët, 1 pikë nuk bën punë të madhe. Do të shohim ndeshjet në vazhdim, sepse ka ndeshje, por sa vjen e vështirësohet.

A nuk mund të bënte diçka më tepër ekipi?

E përsëris, raste ka pasur, duhet t’i shfrytëzojmë ato momente. Ky ekip edhe 1 rast të ketë gjatë ndeshjes, duhet ta shënojë.

Ngërçi para portës vjen ndoshta nga presioni i renditjes?

Më vjen keq që në fazën e tretë e në vazhdim ekipi ka luajtur mirë, por pikët janë ato që shqetësojnë. Lojtarët nuk po lirohen nga ana psikologjike, mund të jetë kjo. Gjithsesi, e kam thënë, karakteret e forta sportive dalin mbi çdo gjë. Lojtarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm, të shënojnë golin dhe t’i japin frymëmarrje ekipit.

Në 31 ndeshje, 32 gola të pësuar. Kaq e brishtë është Tirana?

Edhe unë bëj komentet e mia me lojtarët, por të vjen gjynah të pësosh ato gola që pësojmë ne. Kjo brishtësia është evidente, edhe në të shkuarën kemi pasur probleme me golat e pësuar. Pësuam një gol nga anësorja sot dhe më vjen keq që ndeshja u mbyll 1-1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat