Chelsea i merr pikë Manchester Utd!

Futboll

Chelsea i merr pikë Manchester Utd!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 prill 2019 Në ora: 19:23
Chelsea i merr pikë Manchester Utd! Tronditet Arsenali

Në një atmosferë drithëruese në “Old Trafford”, derbi mes Manchester Utd dhe Chelseat përfundoi me rezultat 1:1, në kuadër të javës së 36-të të Premier League në futboll. Chelsea importoi një pikë që e përforcon hapin e saj drejt një vendit në Champions League, kurse Manchester Utd është në një situatë të jesh apo të mos jesh, sepse ky barazim e rrezikon shumë që të mbetet jashtë katërshes së madhe. Në minutën e 11-të pas një tollovie në 16-sh, nga 9-10 metra Juan Mata kaloi në epërsi Manchester Utd, ndërsa dy minuta pa përfunduar pjesa e parë portieri De Gea nuk reagoi si duhet dhe Marcos Alonso  nga afërsia shënon për 1:1. Chelsea është në vend të katërt me 68 pikë, ka tri më shumë se Manchester Utd në pozitën e gjashtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat