Nuk gabon Prishtina

Futboll

Nuk gabon Prishtina

Më: 28 prill 2019 Në ora: 21:50
Prishtina

Prishtina e ka mposhtur 2-1 Drenicën në “Fadil Vokrri”

Është mbyllur ndeshja mes Prishtinës dhe Drenicës, që u zhvillua në kryeqytet, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Prishtina e nisi furishëm këtë ndeshje, të vlefshme për xhiron e 29 të Ipko Superligës.

Fillimisht, në minutën e 26’, shënoi Armend Thaqi për 1-0, kurse për rezultatin e pjesës së parë, 2-0, shënoi në fund Mario Morina.

Në pjesën e dytë, krejt çka arritën mysafirët ishte goli i nderit, i realizuar nga Osman Mziu në minutën e 61’.

Me këtë fitore, Prishtina ka barazuar me pikë Feronikelin, 68, kurse Llapi gjendet në pozitën e tretë me 66.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat