Milan s’ka kaçik për Ligën e Kampionëve, mposhtet edhe nga Torino!

Futboll

Milan s’ka kaçik për Ligën e Kampionëve, mposhtet edhe nga Torino!

Më: 28 prill 2019 Në ora: 22:26
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Milanit nuk është për Ligën e Kampionëve.

Milan ka pësuar humbje nga Torino me rezultatin 0-2 në ndeshjen e zhvilluar në ‘Stadio Olimpico’, në kuadër të xhiros së 34’të të Ligës së Kampionëve.

Belotti nga penalltia dhe Berenguer me një super gol shënuan në pjesën e dytë – për të deklasuar Milanin.

Lojtarët e Milanit ishin shumë të nervozuar dhe morën gjashtë karton të verdhë dhe një të kuq (Romagnoli).

Milan tani zbret në dy pozita dhe humb vendin e katërt. Skuadra e Gattusos ndodhet në vendin e gjashtë me 56 pikë, kurse Torino pozicionohet një vend më lartë me po aq pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat