Drejtuesit e Milanit kanë zhvilluar një takim menjëherë pas humbjes nga Torino duke marrë një vendim të madh.
Një moment delikat, një humbje që e largon kualifikimin nga Liga e Kampionëve.
Pas përfundimit të takimit që u mbyll me humbje 2:0 në udhëtim tek Torino, drejtuesit e Milanit kanë zhvilluar një takim për të marrë një vendim në lidhje me trajnerin Gennaro Gattuso, raporton “Sky Sport”.
Prezentë ishin të gjithë: Gattuso, Gazidis, Maldini e Leonardo.
Takimi ka zgjatur rreth një ore dhe të gjithë janë pajtuar që të vazhdohet përpara së bashku në kërkim të një zgjidhjeje të shpejtë për dalje nga kriza.