Hazard: Dua të luaj në Ligën e Kampionëve

Futboll

Hazard: Dua të luaj në Ligën e Kampionëve

Më: 29 prill 2019 Në ora: 08:58
Eden Hazard

Eden Hazard e ka rishprehur dëshirën e tij për të luajtur në Ligën e Kampionëve në sezoni e ardhshëm, ndërkohë që gara për top-katërshe në Ligën Premier vazhdon të mbetet e hapur.

Në muajt e fundit, mesfushori ofensiv është lidhur vazhdimisht me një kalim te Real Madridi, ndërsa Blutë ka konkurrencë të madhe për pozitat që dërgojnë në garën më të madhe evropiane për klube.

Barazimi i të dielës ndaj Manchester Unitedit e lë skuadrën e Maurizio Sarrit të pasigurt në garën për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

“Chelsea duhet të luajë në Ligën e Kampionëve secilin vit. Është një prej klubeve më të mëdha në botë, ndërsa edhe unë dua të luaj në Ligën e Kampionëve dhe do të luajmë”, ka thënë belgu për Sky Sports.

Blutë aktualisht ndodhen në vend të katërt, mirëpo kanë dy pikë më shumë se Arsenali dhe katër më shumë se Unitedi që ndodhen në pozitat e mëposhtme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat