Sergi Roberto ka theksuar se Barcelona është e vendosur ta eliminojë Liverpoolin.
Barcelona festoi titullin e kampionit të 26-të në La Ligë në fundjavë.
Por, skuadra katalane ka menjëherë një objektiv tjetër të rëndësishëm, të arrijë finalen e Ligës së Kampionëve.
Mbrojtësi Sergi Roberto ka theksuar se skuadra është e vendosur ta eliminojë Liverpoolin.
“Na kanë mbetur edhe katër ndeshje për ta mbyllur sezonin me La Ligë, Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve”, deklaroi ai për “Sport”. “Jemi afër Tripletës që do të ishte historike”, u shpreh Roberto.