Cillessen do të largohet nga Barcelona

Futboll

Cillessen do të largohet nga Barcelona

Më: 29 prill 2019 Në ora: 13:04
Cillessen

Portieri holandez kërkon të transferohet në një skuadër ku do të ketë më shumë hapësira.

Jasper Cillessen pothuajse zyrtarizon largimin nga Barcelona.

Titullar me Holandën dhe i lënë në hije nga Ter Stegen te katalanasitt, portieri do të largohet në verë për të gjetur një ekip ku mund të luaj rregullisht.

30-vjeçari ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje të Kupës së Mbretit dhe një në Ligën e Kampionëve dhe është i pakënaqur me një situatë të tillë ndaj i ka kërkuar klubit që ta lejojë të largohet në fund të sezonit.

Ai ka kontratë deri në vitin 2021 me Barcelonën dhe ofertat për të nuk mungojnë që nga Spanja, Italia dhe Anglia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat