Kriza e Milanit, klubi i beson ende Gattusos

Futboll

Kriza e Milanit, klubi i beson ende Gattusos

Më: 29 prill 2019 Në ora: 13:33
Gattuso

Trajneri italian do të qëndrojë deri në fund të këtij stinori në stolin e Rossonerëve.

Milani pësoi një tjetër humbje dhe iu largua edhe më shumë objektivit për Ligën e Kampionëve, pasi tani skuadra kuqezi renditet e gjashta në tabelë.

Përkundër humbjes së mbrëmshme nga Torino, drejtuesit e klubit kanë vendosur mos ta shkarkojnë Gennaro Gattuso me të cilin do ta vijojnë punën të paktën deri në fund të këtij stinori.

Objektivi i Milanit dihet dhe ish-mesfushori duhet ta arrijë me çdo kusht Ligën e Kampionëve, në të kundërtën do të largohet nga drejtimi i skuadrës me të përfunduar stinori.

Milani ka edhe katër ndeshje deri në fund për të shpresuar që të arrijë të rikthehet në mesin e klubeve më të forta evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat