Filipe Luis drejt largimit nga Atletico

Futboll

Filipe Luis drejt largimit nga Atletico

Më: 29 prill 2019 Në ora: 13:51
Filipe Luis

Mbrojtësi brazilian nuk pritet të vazhdojë kontratën.

E ardhmja e Filipe Luis mbetet në dyshim të madh. Pavarësisht zërave që e lidhin me Barcelonën, PSG-në apo Flamengon, mbrojtësi brazilian deklaroi së fundmi se dëshiron të qëndrojë te Atletico Madrid kontrata me të cilët përfundon në fund të sezonit aktual.

33-vjeçari në janar donte të largohej por klubi nuk e lejoi ndërsa tani dëshiron të vazhdojë aventurën por drejtuesit nuk e shikojnë të arsyeshme të zgjasin kontratën e tij për shkak të moshës dhe gjasat janë që mbrojtësi brazilian të largohet në fund të sezonit.

Tani mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i radhës për ish-mbrojtësin e Chelseat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat