Pogba – kritikëve: Nuk paguhem për të folur, por për të luftuar për klubin

Futboll

Pogba – kritikëve: Nuk paguhem për të folur, por për të luftuar për klubin

Më: 29 prill 2019 Në ora: 15:39
Paol Pogba

Paul Pogba i është përgjigjur kritikëve të tij – përfshirë ish-kapitenit të zëshëm të Manchester Unitedit Roy Keane – duke theksuar se nuk paguhet për të folur, por për të luftuar për klubin në fushën e lojës.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën në verën e vitit 2018 në Rusi është kritikuar vazhdimisht për formën e tij me Manchester Unitedin këtë sezon.

Për shkak të transferimit të tij të bujshëm nga Juventusi për 105 milionë euro në vitin 2016 dhe për shkak të pritjeve të mëdha për të, kritikët e analizojnë çdo paraqitje të tij në detaje.

Pogba është mësuar me këtë dhe si rrjedhojë ka qëndruar i heshtur pavarësisht kritikave të vazhdueshme.

I pyetur për kritikët e tij, Pogba tha për RMC: “Nuk ka problem. Ata paguhen për të thënë gjëra para kamerës. Ndërsa unë jam i përqendruar në atë se çfarë ndodh në fushë”.

“Ata mund të thonë çfarë të duan, sepse paguhen për këtë. Unë nuk paguhem për të folur. Unë paguhem për të qenë në fushë dhe për të luftuar për ekipin. Kjo është e tëra”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat