Rakitic, mesazh Barçës dhe Man Unitedit: Nuk dua të largohem

Futboll

Rakitic, mesazh Barçës dhe Man Unitedit: Nuk dua të largohem

Më: 29 prill 2019 Në ora: 19:13
Ivan Rakitic

Rakitic dëshiron të qëndrojë në “Camp Nou”. Kroati është pjesë e Barcelonës që nga viti 2014. Ai ka bërë 263 paraqitje në të gjitha garat dhe ka shënuar 35 gola.

Ivan Rakitic i ka treguar Barcelonës se “nuk dua të jem askund tjetër”, me kroatin që dëshiron t’u shuajë thashethemet që e lidhin me Manchester Unitedin, Juventusin, Paris Saint-Germainin dhe Interin, raporton “Goal.com”.

31-vjeçari e sheh të ardhmen ne “Camp Nou” dhe as që diskutohet për një largim të mundshëm gjatë verës. Po, do të ndodhë, por vetëm nëse Barcelona thjesht s’e do më.

“Nuk dua të jem askund tjetër”, u përgjigj Rakitic kur u pyet ku e sheh veten në sezonin 2019/20.

“Shpresoj që klubi, presidenti, trajneri dhe tifozët të mendojnë në të njëjtën mënyrë si unë”.

“Shpresoj të më thonë se do të qëndroj edhe për tri vite të tjera”.

“Do të doja të kem një kontratë tre vjeçare dhe të them se do të qëndroj këtu edhe për tri vite. Cdo gjë mund të ndodhë në futboll, por jam i qetë”.

Rakitic ka kontratë me Barcelonën deri më 2021. 31-vjeçari është pjesë e Barcelonës që nga viti 2014. Ai ka bërë 263 paraqitje në të gjitha garat dhe ka shënuar 35 gola. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat