Van Dijk injoron diskutimet për “Topin e Artë”

Futboll

Van Dijk injoron diskutimet për “Topin e Artë”

Më: 29 prill 2019 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Virgil van Dijk ka insistuar se “Topi i Artë” nuk është “në mendjen time”, pasi u shpall futbollisti i vitit në Angli.

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka thënë se tani për tani, është i fokusuar te ndeshja e Champions League me Barcelonën dhe përballjen me Lionel Messin, duke mos dashur të flasë për “Topin e Artë”.

I pyetur nëse “Topi i Artë” është në planet e 27-vjeçarit, ai u përgjigj: “Jo, nuk është në mendjen time”.

Ai më pas foli me lëvdata për kundërshtarin e radhës, Messin, edhe pse nuk iu drejtua me emër: “Aktualisht në botë ka lojtarë që janë jashtë kësaj bote dhe kanë qenë në nivele e kanë fituar për shumë vite”.

“Jam i lumtur për paraqitjet e mira në këtë moment, për vazhdimësinë që kam dhe që jam i shëndosh gjithashtu. Vetëm duhet të punoj dhe të shikoj para”.

“Aktualisht jemi në garë për titull në Premierligë dhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër një ekipi fantastik, ku janë ndoshta lojtarët më të mirë. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat