Super lojtari po largohet nga Juventusi në verë

Futboll

Super lojtari po largohet nga Juventusi në verë

Më: 29 prill 2019 Në ora: 22:45
Juventus

Futbollisti mund të largohet nga bardhezinjtë në këtë merkato.

Tabloidët britanikë nisin të zbardhin atë që duket se do të jetë e ardhmja e mesfushorit kolumbian të Juventus, Juan Guillermo Cuadrado.

Kështu pikërisht sipas “The Sun”, futbollisti mund të largohet nga bardhezinjtë në këtë merkato vere.

Sipas të njëjtit burim informacioni, Premier League duket si destinacioni më i mundshëm për Cuadrado dhe mbi kolumbianin është interesimi i fortë i Watford e West Ham.

Gjithsesi mësohet se nuk mungojnë edhe opsione të tjera mes Seria A dhe La Liga, sikurse konsiderohet interesimi i Sevilla e Valencia në Spanjë, por edhe Milan në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat