Milan suprizon me dy emra të tjerë për të zëvendësuar Gattuson

Futboll

Milan suprizon me dy emra të tjerë për të zëvendësuar Gattuson

Më: 30 prill 2019 Në ora: 09:55
Gattuso

Milan po shkon drejt një fundi të hidhur në kampionat. Teksa para derbit me Interin ishin në lojë për të synuar vendin e tretë në renditje, tani e shohin veten në vend të shtatë.

Një dështim total nëse nuk arrijnë të sigurojnë një vend në zonën Champions, gjë që duket gjithmonë e më e vështirë me katër ndeshje të mbetura dhe me konkurrencë tepër të egër.

Për këtë, ditën e hënë në “Casa Milan” trajneri Gennaro Gattuso pati një takim me drejtuesit, Leonardo, Gazidis dhe Maldini. Italiani do vijojë të jetë në krye të skuadrës deri në fund të sezonit, por më pas një tjetër trajner do marrë drejtimin e “djallit”.

U fol për emra si Antonio Conte apo Mauricio Sarri, por nga të dhënat e fundit që vijnë nga “La Gazzetta dello Sport” asnjëri prej tyre nuk është i mundur, i pari për termat financiarë dhe projektin e shtrenjtë, i dyti synon të qëndrojë në krye të Chelsea.

Eusebio Di Francesco është kandidatura më e fortë për të ardhur në krye të Milanit, në sezonin e ardhshëm. Ish-trajneri i Romës, aktualisht i papunë, pëlqen që të punojë me lojtarë të rinj dhe pëlqen lojën e bukur. Një karakteristikë që përputhet me filozofinë e “Elliot”.

Në drejtim të tij ende nuk është paraqitur një ofertë, por në disa sondazhe të kryera ai është më i pëlqyeri.

Emri tjetër i rëndësishëm që mund të marrë drejtimin e Milanit, është Gian Piero Gasperini, aktualisht trajneri i Atalantës. Me zikaltrit, trajneri italian po bën një sezon të madh, duke e çuar skuadrën në finale të Kupës së Italisë dhe aktualisht mban vendin e katërt në renditje, çka përkthehet në pjesëmarrje në Champions League.

Ndërkohë që emra të tjerë që janë përmendur janë ato të Leonardo Jardim i Monaco dhe Marco Giampaolo i Sampdoria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat