Zeneli: Nuk mund t’i imponohemi askujt

Futboll

Zeneli: Nuk mund t’i imponohemi askujt

Nga: Kemajl Goca Më: 30 prill 2019 Në ora: 10:31
Zeneli: Nuk mund t’i imponohemi askujt

Futbolli i Kosovës është në rrugë të mirë të rezultateve, sidomos me kombëtaren e Kosovës, e cila i ka nisur shumë mirë kualifikueset për Kampionatin Evropian 2020, duke barazuar me rezultat 1:1 me Bullgarinë. Trajneri i mirënjohur shqiptar Nebih Zeneli që jeton dhe vepron në shtetin slloven, tha se duhet investime në infrastrukturën sportive po ashtu edhe angazhim të trajnerëve shqiptar që janë me përvojë, aktualisht gjenden në botën perëndimore. Zeneli flet se edhe cila ekip është më afër titullit në kampionatin tonë po ashtu si e sheh kombëtaren e Kosovës në grupin A kualifikues përballë Anglisë, Çekisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi. 
“Bota sot”: A mendoni se futbolli i Kosovës ka rritje të nivelit në vitet e fundit?
Nebih Zeneli:
Edhe pse e dijmë se sa i përket futbollit evropian dhe cilësisë si luhet nëpër vendet më të zhvilluara na duhet edhe shumë punë! Se ne kemi vërejt edhe në rastin se kur dolëm në Evropë ekipet si Drita, Prishtina etj. mendoj se disa ekipe me të vërtet kishin mundur më shumë më tregu! Por këtu u pa që duhet ende punë. Normal që është deri diku cilësia në krahasim me disa vite qysh ka qenë.
“Bota sot”: Si e sheh luftën për titull në elitën e futbollit të Kosovës?
Nebih Zeneli:
Jam duke e përcjell situatën, mendoj se me këtë situatë shumë vështirë është më thënë diçka, sepse e dijmë që në futboll është shumë vështirë më parapa, sidomos në këtë situatë të këtyre tri ekipeve. Edhe pse mos të më shohin për të madhe disi me duket Prishtina si favorite, edhe pse momentalisht si Feronikeli edhe Llapi kanë një kontunuitet të rezultateve dhe kanë ekipe të mira, por ashtu po mendoj sa i përket asaj se kush është më afër titullit!

“Bota sot”:  A keni oferta apo ende po mendoheni si trajner?
Nebih Zeneli:
Unë si trajner kam pas ofertën me u kthye në klub të Brezhicës që të punoj dhe të ndihmoj klubin pasi dhashë dorëheqje nga ekip i parë, që të marr ekipin e juniorëve ose kadetëve, që të mos largohem nga klubi por ju thashë në qoftë se vendosi do të kthehem në fillim të kampionatit vjeshtor. Në fakt, nëse vendosi ose nuk dihet në qoftë se do të ketë ndonjë ofertë diku tjetër, edhe pse jam gjithë kohën në vëzhgim të skuadrave të ndryshme.

“Bota sot”: Çka i duhet më shumë futbollit të Kosovës?
Nebih Zeneli:
Futbollit të Kosovës mendoj se i duhen edhe shumë gjëra prej infrastrukturës, strukturës nëpër klube i duhen njerëz që kanë vizion në futboll, njerëz që e njohin futbollin dhe kanë përvojë! Duhet klubet të fillojnë t’i ndërtojnë themelet dhe strategjinë e punës, të fillojnë t’ju besojnë lojtarëve të rinj dhe vendas, të kanë trajner të kualifikuar, të shkolluar të cilët din të përgatisin plan - programe afatgjate për gjeneratat e reja për më së pakti 4 vite!

Po më marr mendja se kjo se si po punohet dhe po investohet te ne në ekipet e para (seniore) që sa ma shpejt të dalin në Evropë dhe pas dy viteve tri këto klube kur të shikosh përpos harxhimeve kurrgjë s’kanë arrit.  Mendoj se këto punë duhet shumë më mirë mi shikuar dhe përpiluar, se si trajner me vite dhe me ekipe të ndryshme që kam punuar çdoherë dhe tash kam përcjell dhe jam duke i përcjell strategjitë e ekipeve se si bëjnë organizimin brenda klubit ku është shumë interesante dhe një punë shumë sistematike që pas disa vitesh të korrësh suksese!
“Bota sot”: E keni një përvojë në Slloveni, a do të synoni të angazhoheni në futbollin tonë në të ardhmen?
Nebih Zeneli:
Nuk dihet kurrë puna e jonë e trajnerëve,  nuk dihet kurrë! Ata po shikojnë trajner të ndryshëm nëpër vende të ndryshëm... Edhe në Kinë që se din as gjuhën as mentalitetin e atij vendi edhe po punojnë e po arrijnë suksese! Te punojmë në Kosovë kur e dinë gjuhën, e dijnë mentalitetin, kemi lind në Kosovë, jemi të shkolluar, kemi një përvojë, besoj se kishim mundur shumë me  kontribuar për futbollin e Kosovës! Por këto gjëra nuk varet nga trajnerët e Kosovës. Ne nuk mund ti imponohemi askujt por janë njerëzit të cilët merren me këto gjëra dhe ata të hulumtojnë pak, se e di që ka Kosova trajner tash edhe jashtë me përvojë! Pa ia mohu trajnerëve të Kosovës angazhimin dhe punën që janë duke e bërë për zhvillimin e futbollit në Kosovë, këtë e kam deklaruar shumë herë dhe  respekt për punën që janë duke e bë dhe në çfarë kushte e rrethana!

“Bota sot”: Kosova në kualifikime për Kampionatin Evropian 2020, si i sheh gjasat e saj në një grup të fortë me Anglinë, Bullgarinë, Malin e ZI dhe Çekinë?
Nebih Zeneli:
Kosova në kualifikimet e grupit të Kombeve, e kam thënë edhe një herë se ka arrit suksese të mira pa marr parasysh se e dimë çfarë kundërshtarë kemi pas! Unë edhe këtë e kam deklaruar në një emision! Tash do të shohim se ku jemi, por duhet falënderuar këtyre djemve që janë duke na bë krenar nëpër ekipet e tyre ku luajnë ashtu na kanë bë krenar me lojët e tyre në Kombëtaren e Kosovës dhe kemi një Kombëtare shumë të mirë falë cilësisë së këtyre djelmoshave! Jemi aq afër të një (ndoshta) suksesi që s’ka mund të arrin asnjë Kombëtare në histori? Por të ja lëmë kohës dhe të presim me punë dhe me rezultate! Se nuk po du t’i pëlqej askujt dhe të ja plotësoj dëshirën dikujt me fjalë por me punë dhe do të tregojnë rezultatet në terren!  Dhëntë Zoti, kam thënë dhe them që Kosova të bëhet kampione botërore, evropiane.

“Bota sot”: A mendoni se Kosova ka shumë talent jashtë shtetit dhe a duhet edhe brenda elitës së Kosovës të punohet edhe të nxirren emra të rinj për kombëtare?
Nebih Zeneli:
Mendoj se Kosova ka shumë talent jashtë shtetit dhe brenda shtetit por ne nuk kemi strategji fatkeqësisht të zhvillimit të futbollit sepse ne jemi shumë të fokusuar vetëm në një vend! E kemi selektorin, e Zvicrës edhe e ka lehtë të përcjell disa talent! I dijmë që shqiptarët nuk jetojnë veç në Zvicër por për përcjelljen dhe strategjinë e këtyre gjërave duhet ndryshe dhe më me përkushtim! Besoj se këto gjëra duhet njerëzit që janë në FFK, të kanë strategjinë se si në Kosovë dhe në diasporë të ofrohen talentët dhe kushte munden ti ofrojnë?

FFK deshi e nuk deshi duhet të ofroj njerëz që i din vet ata nëpër vende të ndryshme që merren me futboll dhe njohin futbollin dhe duhet të angazhohen ata njerëz. Sepse kjo është veç për të mirën e futbollit të Kosovës dhe ndihmë FFK-së dhe përfaqësueses ashtu do të kemi më shumë kualitet më shumë lojtar, do të kemi më shumë informata dhe do të ishte bë një punë edhe më e suksesshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat