E pabesueshme kush e kërkon Milot Rashicën

Futboll

E pabesueshme kush e kërkon Milot Rashicën

Më: 30 prill 2019 Në ora: 12:18
E pabesueshme kush e kërkon Milot Rashicën

Milot Rashica është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme me Werder Bremenin në kampionatin gjerman. Shqiptari i Kosovës ka arritur të realizojë 10 gola këtë sezon, teksa ka dhënë dhe 3 asistime.

Paraqitja fantastike e Rashicës ka zgjuar interesin e shumë klubeve në merkato, teksa së fundmi prestigjiozia britanike “Daily Mirror”, raporton se futbollisti është piketuar nga Bayerni i Munihut.

Për 22-vjeçarin kanë shfaqur interes dhe anglezët e Crystal Palace, teksa pritet një merkato e nxehtë këtë sezon. Kujtojmë që në ndeshjen e para pak ditësh në Kupë ndaj Bayernit, Rashica, arriti të shënonte dhe të jete asist në vetëm  2 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat