Sokoli: Pagat në futbollin e Kosovës, më të ulëtat në rajon

Futboll

Sokoli: Pagat në futbollin e Kosovës, më të ulëtat në rajon

Më: 30 prill 2019 Në ora: 13:18
Sokoli: Pagat në futbollin e Kosovës, më të ulëtat në rajon

Ferizaj i Bylbyl Sokolit është njëra prej skuadrave më në formë në Superligën e Kosovës javëve të fundit.

Pas problemeve të shumta financiare në edicionin vjeshtor dhe largimit të Afrim Tovërlanit, klubi ferizaj solli Bylbyl Sokolin në krye të skuadrës.

Përveç kësaj, skuadra u ‘këndell’ edhe në anën financiare dhe tashmë djelmoshat e Sokolit janë në rrugë të duhur për t’i shpëtuar rënies në Ligën e Parë.

Ndërkaq, Sokoli ka folur edhe për pagat e futbollistëve në futbollin e Kosovës, duke thënë se pagat janë të ulëta.

“Shpresoj se do të ketë sa më pak kontekste sepse tashmë jemi të pranuar edhe në instancat më të larta të futbollit”, tha fillimisht Bylbyl Sokoli në “Dueli Sportiv”.

“E vetmja gjë që nuk më pëlqen janë pagat e ulëta, ndoshta më të ulëtat në rajon”, vlerësoi Sokoli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat