Reagon Gjilani

Futboll

Reagon Gjilani

Më: 30 prill 2019 Në ora: 13:36
Reagon Gjilani

Klubi i Gjilanit në IPKO Superligën e Kosovës ka dalë me një njoftim në faqen tij në Facebook thekson se lajme të tilla bëhen për interesa të caktuara dhe nuk kanë lidhje me të vërtetën. Më poshtë, njoftimi i Gjilanit:

“SC Gjilani informon publikun se pas shkrimeve të fundit që po qarkullojnë nëpër medie dhe gazetat tona, kinse në fundin e sezonit trajneri i ardhur javë më parë, Gentian Mezani, do të largohet nga klubi dhe ta lërë postin e kryetrajnerit dikujt tjetër.

SC Gjilani ju njofton se këto informata janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Kryetrajneri i klubit, Gentian Mezani, e ka besimin dhe mbështetjen e plotë të klubit.

Kjo nënkupton se spekulimet e bëra nëpër mediumet tona janë për emra të përveçëm dhe për interesa të personave të caktuar, ndaj me anë të kësaj komunikate duam t’i hedhim poshtë informatat e publikuara sot nga disa medie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat