Klopp ‘tallet’ me Barcelonën – vjen menjëherë reagimi i klubit spanjoll

Futboll

Klopp ‘tallet’ me Barcelonën – vjen menjëherë reagimi i klubit spanjoll

Më: 30 prill 2019 Në ora: 14:13
Jurgen Klopp

Barcelona, nëpërmjet llogarisë në Twitter, iu është përgjigjur deklaratave të Jurgen Klopp.

“Camp Nou është vetëm një stadium, mjaft i madh, por nuk është një tempull i futbollit”, tha Klopp për DAZN, para ndeshjes me Barcelonën, që zhvillohet të mërkurën.

Reagimi i Barcelonës ishte i menjëhershëm duke theksuar se Camp Nou është tempulli dhe fortesa e tyre.

“Ky është Camp Nou, shtëpia jonë, tempulli ynë, fortesa jonë”, shkroi Barca në Twitter.

Klopp, përveç kësaj, kishte lavdata për Barçën.

“Kundër Barçës, ti kurrë nuk je favorit, është një sfidë e madhe për ne,” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat