Interi insiston për transferimin e Gundogan

Futboll

Interi insiston për transferimin e Gundogan

Më: 30 prill 2019 Në ora: 14:21
Ilkay Gundogan

Mesfushori i Manchester Cityt mbetet një prej dëshirave të mëdha për Interin e sezonit të ardhshëm.

Ilkay Gundogan pëlqehet shumë nga drejtuesit e Interit, të cilët në verë do të bëjnë një ofertë për reprezentuesin gjerman.

Zikaltërit duan që të shtojnë kualitetin në mesfushë, ku ai do të luante përkrah Marcelo Brozovic dhe Radja Nainggolan.

Gundogan i plotëson të gjithë kriteret, teksa i vetmi problem është paga e lojtarit nëntë milionë euro në sezon. Shifër e lartë për arkat e Interit.

Megjithatë Marotta dhe Ausilio janë duke punuar në këtë drejtim për të gjetur një mënyrë që ta bindin futbollistin për t’iu bashkuar zikaltërve me të përfunduar stinori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat