Kaos i madh tek PSG

Futboll

Kaos i madh tek PSG

Më: 30 prill 2019 Në ora: 14:33
PSG

Thomas Tuchel rinovoi në mars si trajner i PSG-së, deri në vitin 2021.

Vetëm dy javë pasi u eliminua prej Ligës së Kampionëve nga Manchester United, trajneri gjerman mori mbështetjen e klubit parizien. Nga 5 milionë euro në vit, rinovimi i bë me 7.5 milionë euro për trajnerin gjerman. 

Megjithatë, “dashuria” mes palëve duket se nuk është më e konsoliduar, sa e tregon kjo qasje ekonomike e pagës. Paksa më shumë se një muaj më vonë, diçka është thyer midis trajnerit dhe klubit, sipas “L'Equipe”. Mënyra se si po mbyllet sezoni, me humbje në Ligue 1, si dhe disfata në finalen e Kupës së Francës kundër Rennes, ka bërë që disa drejtues të lartë të PSG-së të pendohen për atë vendim. 

Nga katër tituj në lojë, ekipi i shpenzimeve marramendëse, me yje si Neymar, Mbappé dhe Cavani në përbërje, do të fitojë vetëm titullin në Ligue 1. Dështim në Champions dhe dy Kupat e Francës, shumë pak për trajnerin gjerman, që tashmë nuk gëzon simpatinë e drejtuesve të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat