Këpucët e Pogbës shiten për 30 mijë euro

Futboll

Këpucët e Pogbës shiten për 30 mijë euro

Më: 30 prill 2019 Në ora: 14:27
Këpucët e Pogba

Këpucët e futbollit me të cilat Paul Pogba e fitoi titullin e Kupës së Botës me Francën, verën e vitit të kaluar, u shitën për 30 mijë euro në një ankand në Paris të hënën.

Mesfushori i Manchester Unitedit, i cili e shënoi golin e tretë të Francës në fitoren 4:2 kundër Kroacisë në finalen e Kupës së Botës, i kishte dhuruar këpucët në një shoqatë bamirësie në Francë, e cila ndihmon nxënësit e shkollave të mesme të rritur në zona të rrezikshme.

Shtëpia e ankandit Christie kishte shpresuar se këpucët e Pogbës do të shiteshin për një shumë më të lartë se 30 mijë euro, mes 35 dhe 50 mijë eurove.

Pogba, i cili u rrit në një zonë periferike të Parisit, e dhuroi edhe fanellën të cilën e kishte veshur në fitoren e Francës kundër Islandës, në çerekfinalen e Kampionit Evropian 2016. Ai kishte shënuar edhe në atë ndeshje.

Kjo fanellë u shit për 4 mijë euro, katër herë më shumë se sa ishte pritur.

Një tjetër fanellë e tij, të cilën e kishte veshur në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror, kundër Holandës, u shit për 3 mijë euro, apo tri herë më shumë sesa që ishte pritur.

Forma e luhatshme e mesfushorit të Manchester Unitedit ka bërë që ai të marrë mjaft shumë kritika nga tifozët e klubit anglez. Fanella e tij e Manchester Unitedit, të cilën e kishte veshur për ndeshjen kundër West Hamit në vitin 2017, u shit për 400 euro, shumë më pak sesa fanellat e tij të Francës.

Një numër i fanellave të tjera nuk i shitën fare, përfshirë këtu atë që e kishte veshur sa ishte lojtar i Juventuesit, në fitoren e vitit 2015 kundër Manchester Cityt, në kuadër të Ligës së Kampionëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat