Reagon ashpër Ismet Munishi

Futboll

Reagon ashpër Ismet Munishi

Nga: K. G. Më: 30 prill 2019 Në ora: 17:31
Reagon ashpër Ismet Munishi

Trajneri i futbollit, Ismet Munishi, nuk duron ata që dezinformojnë opinionin, kështu që ka reaguar ashpër përmes rrjetit të tij social në facebok. 
“Jetojmë në botën e dezinformatës. Me vjen keq nga kolegët dhe klubet që po lakohet emri im.
Në momente decizive kur klubet kanë nevojë për qetësi dhe koncetrim, sepse jemi në finish të kampionatit fantastik. Deri në fund të kampionatit jam tifoz i Vëllaznimit.
Shumë suksese klube dhe koleg të nderuar, ju dëshiroj fat”, shkruan Munishi, që para pak ditëve dha dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit të skuadrës me renome Vëllaznimi nga Gjakova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat