De Jong largon presionin para Tottenhamit

Futboll

De Jong largon presionin para Tottenhamit

Më: 30 prill 2019 Në ora: 17:41
De Jong largon presionin para Tottenhamit

Me futbollin e tyre të bukur dhe energjik kanë arritur të eliminojnë gjigantë si Reali i Madridit dhe Juventusi në rrugën e tyre drejt 4 skuadrave më të forta të kontinentit.

Totenhemi ishte “dhurata” më e mirë që mund të merrnin në një garë ku mund të ishin ndeshur edhe me Barcelonën dhe Liverpulin. Por nuk e shikon kështu Frenki De Jong gjysmëfinalen kundër “Spërsave”, në të cilën shumëkush i sheh në letër favoritë pikërisht holandezët. Mesfushori i ardhshëm i Barcelonës e hedh topin nga pjesa tjetër e fushës dhe thotë në prag të 90 minutave të para të rrugës drejt “Vanda Metropolitano”: “Nuk mendoj se jemi ne favoritët. Totenhemi luan në Premier Ligë dhe po bën një sezon shumë të mirë. Edhe në letër, nuk mendoj se ne jemi shumë më mirë se ata, por nuk jemi as më keq”.

Ajaksi mund të fitojë tripletën këtë sezon, ku në Eredivisie kryeson dhe është gjithashtu edhe në finalen e Kupës së Holandës: “Nuk kemi ardhur rastësisht në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Në kampionat jemi në krye dhe jemi gjithashtu një ndeshje larg fitimit të Kupës. Nuk e di nëse do t’i fitojmë të tria trofetë, por është sigurisht e mundur”.

21-vjeçari, i cili do të luajë në “Camp Nou” prej verës, e ka identifikuar pasardhësin e tij tek Ajaksi: “Shpresoj që të jetë Eiting. Do të doja dhe do shpresoja. Mendoj se Karel e ka treguar se është shumë i zoti për të luajtur tek Ajaksi. Mendoj se është një lojtar me shumë potencial. Ai bëri gjithashtu shumë mirë në fillim të këtij sezoni në ndeshjet që luajti, kështu që mendoj se mund ta përballojë me lehtësi”.

De Jong ka nisur që tani të mësojë spanjisht dhe gjuhën katalanase, ndërkohë që e dashura e tij ka udhëtuar shpesh drejt Barcelonës për të gjetur shtëpinë ku do jetojnë. “Nuk pres të jem një titullar te Barcelona. Do të më mungojë çdo gjë tek Ajaksi. E kam shijuar shumë çdo moment këtu. Është një klub i mrekullueshëm me një vizion të shkëlqyer për të rinjtë. Jam shumë i trishtuar që po largohem, por edhe i lumtur që do i bashkohem Barçës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat