“Nuk shkoj te Milani, Gattuso meriton ta mbyllë sezonin si trajner”

Futboll

“Nuk shkoj te Milani, Gattuso meriton ta mbyllë sezonin si trajner”

Më: 30 prill 2019 Në ora: 18:55
Gennaro Gattuso

Emri i tij është përmenduar disa herë si trajner i Milanit, madje edhe në këtë sezon. Gjithsesi, trajneri Roberto Donadoni ka refuzuar të drejtojë kuqezinjtë këtë sezon, pasi sipas tij është e drejtë që trajneri aktual Gennaro Gattuso ta çojë deri në fund punën e bërë.

“Unë te Milani? Ju garantoj se nuk ka patur as kontakte dhe as afrimitet mes meje dhe klubit gjatë kohëve të fundit. Unë mendoj se është e drejtë që Gattuso ta mbyllë sezonin si trajner i Milanit dhe askush të mos e shqetësojë në këtë punë”, tha Donadoni.

E ardhmja e Gattuso duket e shkruar, ai do të largohet nga Milani në fund të sezonit, çfarëdo rezultati që skuadra kuqezi të arrijë. Edhe në rast se Milani do të shkojë në Champions. Donadoni është një nga kandidatët, por ai preferon që ta nisë këtë aventurë nga korriku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat