Van Dijk: S’po shkojmë në Barcelonë për pushime, por për të sulmuar dhe për t’u mbrojtur së bashku

Futboll

Van Dijk: S’po shkojmë në Barcelonë për pushime, por për të sulmuar dhe për t’u mbrojtur së bashku

Më: 30 prill 2019 Në ora: 19:44
Van Dijk

Qendërmbrojtësi i Liverpooli, Virgil van Dijk, e ka bërë të qartë se ai dhe bashkëlojtarët e tij e vizitojnë Barcelonën të mërkurën në gjysmëfinalen e parë mes tyre në Ligën e Kampionëve për të sulmuar dhe për t’u mbrojtur si ekip dhe jo për të bërë pushime.

Pasi e siguroi titullin e 26-të në historinë e klubit në La Liga të shtunën, Barcelona e mirëpret Liverpoolin të mërkurën në Camp Nou, në ndeshjen e parë mes vete në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Skuadra e Jurgen Kloppit, ndërkohë, është ende në garë të ngushtë për titull me Manchester City në Premierligë, por shpreson ta arrijë finalen e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve.

“Nuk po shkojmë në Barcelonë për pushime”, tha Van Dijk për Liverpool Echo.

“Messi është më i miri në botë por ne jemi përgatitur mirë. Kemi ekip të mirë dhe jemi në gjendje të garojmë në këtë fazë”, shtoi ai.

Messi e shkatërroi Manchester Unitedin në ndeshjen e kthimit në çerekfinale të kësaj gare, por mbrojtësi holandez mendon se ekipi i tij është përgatitur shumë më mirë për t’u mbrojtur ndaj argjentinasit.

“Ju mund ta shihni sesi luajmë ne, si mbrohemi. Ne nuk mbrohemi një kundër një. Ne mbrohemi dhe sulmojnë si grup së bashku”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat