Ajaxi i mrekullive, la pa fjalë edhe Londrën!

Futboll

Ajaxi i mrekullive, la pa fjalë edhe Londrën!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 prill 2019 Në ora: 21:27
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Skuadra holandeze Ajaxi triumfoi me rezultat 1:0 ndaj Tottenhamit, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Tottenham Hotspur” në Londër.

Fitorja në Londër në ndeshjen e parë të gjysmëfinales hap rrugën e Ajaxit drejt finales, por asgjë nuk i dihet ngase është edhe një ndeshje dhe shumë herë edhe mysafirët kanë ditur të bëjnë përmbysje. Tottenhami pati disa mundësi por i pafat sikurse edhe Ajaxi ka mundur që të thellojë fitoren.

Duhet theksuar edhe lëndimin në pjesën e parë të futbollistit të Tottenhamit Jan Vertonghen, që u dashtë të largohet nga fusha për shkak të lëndimeve të hundës dhe kokës. Në minutën e 15-të, futbollisti Donny van de Bee shënon për fitoren e madhe te Ajaxit.

Mbrojtja e Tottenhamit në gjumë, ndërsa Donny van de Beek doli i vetëm me portier dhe pa asnjë vështirësi e mposhti portierin Lloris, 0:1. Një fitore e madhe dhe Ajaxit që i jep sado kudo qetësinë për në Amsterdam ku pas një jave (me 8 maj) e pret Tottenhamin.

89' Vazhdon epërsia e Ajaxit.

79'  David Neres shpërdoron një rast, që ka mundur të thellojë epërsinë;

78' Pak minuta deri në fund, shpresë që spursat të barazojnë, ndërsa Ajaxi si asnjeherë më parë i motivuar, një gjeneratë që po bën mrekulli,

76' Vërtet po ndihet shumë mungesa e Harry Kane në radhët e Tottenhamit, një sulmues që në momentet e duhura shënonte. Jo vetëm ai, edhe  Son Heung-Min po ndihet shumë.

74' Ajaxi po mbrohet mjaft mirë, po shkon drejt suksesit të radhës, drejt fitores, që do të jep një mundësi të artë për sfidën e kthimi.

58' Nuk ka ndryshim te rezultatit.

51' Lojë mjaft e mirë, Ajaxi është ende në epërsi, ndërsa spursat po orvaten me të gjitha forcat për të barazuar rezultatin.

47' Punë e madhe e pret Tottenhamin, skuadra angleze shpreson se do të jetë më efektive në periudhën e dytë dhe të shënojë, ndërsa Ajaxi të ruajë rezultatin eventualisht ta rrisë epërsinë. 

Fillon pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë, Tottenham-Ajax 0:1.

42' Tottenhami mundohet me të gjitha forcat ndaj një Ajaxit të papërshtatshëm, por pa efekt deri me tash.

40' Jan Vertonghen largohet nga loja dhe në vend të tij futet Moussa Sissoko te Tottenhami. Jan Vertonghen lëndohet mjaft rëndë.

Vetëm një karton i verdhë është treguar deri me tash dhe atë në minutën e 30-të kur u ndëshkua Nicolas Tagliafico i Ajaxit.

39' Ajaxi po dëshmon se rastësisht nuk ka arritur deri në këtë nivel të lartë, sepse ka mënjanuar Real Madridin dhe Juventusin, dy gjigantët e futbollit.

37' Tottenham kërkon golin e barazimit përmes Llorentes, por pa sukses. Edhe pse Llorente kishte një mundësi të mirë.

27' Ajaxi i frikshëm, një gjeneratë e shkëlqyer dhe që lehtë mund ta fitojë Championsin nëse vazhdon me lojëra të këtij nivelit.

22' Tottenhami në presion të madh, sepse goli që ka shënuar Ajaxi pa dyshim se do t'i shkaktojë kokëçarje të madhe.

15' Futbollisti Donny van de Bee shënon për epërsinë e madhe te Ajaxit dhe i shton gjasat e mëdha që skuadra holandeze të futet në finalen e madhe. Mbrojtja e Tottenhamit në gjumë, ndërsa Donny van de Beek doli i vetëm me portier dhe pa asnjë vështirësi e mposhti portierin Lloris, 0:1.

15' Alli, Llorente e Lucas tentojnë sa më parë të shënojnë në portën e skuadrës mysafire.

12' Ndërkaq, gjysmëfinalja tjetër luhet nesër mes Barcelonës dhe Liverpooli, e cila është finale para finales.

5' Tottenhami dhe Ajaxi kërkojnë kualifikimin në finalen e madhe që do të zhvillohet në Santiago Bernabeu në Madrid. Të dyja skuadrat e kanë shansin e madh.

2' Pa gola në Londër, një lojë që jep shpresa të jetë shumë e fortë e me rivalitet të madh.

Filloi ndeshja!

Ndeshja e parë e gjysmëfinales së Champions League në futboll luhet në Londër mes Tottenhamit dhe Ajaxit, e cila pritet të sjell emocione të mëdha.
Ajaxi i frikshëm kërkon senzacionin e radhës sikurse edhe Tottenhami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat